Projekte

Ndryshimi i qëndrimeve dhe mentalitetit mbi çështjet gjinore te vajzat dhe djemtë adoleshentë përmes fushatës së medias sociale

Gjatë periudhës Nëntor 2013 deri në Mars 2014, Partnerë për Fëmijët zbatoi projektin “Ndryshimi i qëndrimeve dhe mentalitetit mbi çështjet gjinore te vajzat dhe djemtë adoleshentë përmes fushatës së medias sociale” financuar nga UN Women, UNDP dhe Qeveria Suedeze. Në kuadër të këtij projekti u zhvilluan 12 workshope me pjesëmarrjen e 110 nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës me fokus çështjet e përkatësisë gjinore dhe të barazisë gjinore dhe se si të rinjtë i kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e burrave dhe grave në shoqërinë shqiptare. Gjithashtu një grup pune prej 9 të rinjsh dizenjuan katër kartolina me mesazhe që lidhen me barazinë në familje, kartolina të cilat u shpërndanë gjerësisht në të gjithë Tiranën, në shkolla, universitet, bare dhe restorante si dhe në vende të tjera publike. Faqja e Facebook “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës” për adoleshentët dhe gratë e reja është ngritur dhe vazhdon të funksionojë duke ofruar informacion për çështjet gjinore, marrëdhëniet, partneritetet jo të dhunshme si dhe informacione në kohë reale të aktiviteteve të zhvilluara në kuasër të nismave që Partnerë për Fëmijët ka në kuadër të këtij projekti dhe projekteve të ngjashme mbi çështjet gjinore dhe veçanërisht mbi nismat e përfshirjes së burrave dhe djemve për t’u bërë pjesë e zgjidhjes dhe për t’i thënë Jo dhunës me bazë gjinore. Linku për këtë faqe Facebook-u është:
https://www.facebook.com/pages/Djemt%C3%AB-dhe-burrat-pjes%C3%AB-e-zgjidhjes-Tregoni-se-jeni-kund%C3%ABr-dhun%C3%ABs/445170362261286.