Projekte

PRECEDE – Partneritet për Kohezion Social përmes Edukimit dhe Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme në Europë (2012-2016)

PRECEDE – Partneritet për Kohezion Social përmes Edukimit dhe Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme në Europë (2012-2016) synon ndërtimin e paqes dhe kohezionit social përmes punës me fëmijët e vegjël në Ballkanin Perëndimor dhe Europë. Partnerët e këtij projekti janë: Pomoc deci (Beograd), Partnerë për Fëmijët (Tiranë), Center for Civil Initiatives (Zagreb), First Children’s Embassy in the World Medjashi (Shkup), Balkan Sunflowers (Prishtina) dhe Early Years (Belfast).
Cili është qellimi ynë? Të ndërtojmë dhe fuqizojmë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në ndërtimin e paqes dhe kohezionit social përmes punës me fëmijët në Ballkanin Perëndimor dhe Europë.
Pse ndërtim paqe dhe kohezion social me fëmijët e vegjël? Dhuna ndaj fëmijëve të vegjël është dhunim i të drejtave të tij/saj sot, dhe sipas UNICEF, rriten shanset e përjetimit të dhunës dhe më vonë në jetë, qoftë kjo si viktimë ose si dhunues Kjo është e vërtetë si për fëmijët që janë subjekt i dhunës ashtu edhe për ata që janë dëshmitarë të saj (Van Leer Foundation 2010:5)1.
Vitet e fundit, neuroshkenca ka nxjerrë fakte të reja mbi dëmtimin e vazhdueshëm që pëson truri për shkak të dhunës dhe neglizhimit në vitet e para të jetës. Zbutja e këtij dëmi permes parandalimit të dhunës dhe konflikteve familjare dhe politike – mund të ketë një ndikim afatgjatë.
Çfarë nënkuptojmë me ndërtim paqe dhe kohezion social? Të gjitha aktivitetet që mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku fëmijët dhe të rriturit respektojnë diversitetin. Kjo përfshin ndërtimin e kapacitetit për të mësuar empatinë dhe çmësuar paragjykimin në mënyrë fuqizimin e barazisë gjinore dhe promovimin e përfshirjes së individëve me bësim fetar, etni, aftësi dhe prejardhje sociale të ndryshme.
Ndërtimi i paqes është procesi i zgjidhjes së konfliktit dhe vëndosjes së qëndrueshme të paqes.
Megjithatë, përkufizimi i konceptit të ndërtimit të paqes, i përdorur në këtë program, nuk
fokusohet vetëm në parandalimin e dhunës porn ë maksimizimin e drejtësisë, barazisë dhe harmonisë.
Çfarë nënkuptojmë me Zhvillimi dhe Edukimi fëmijërisë së hershme? Duke qënë se paqja nuk mund të arrihet pa drejtësi sociale, është e nevojshme të adresojmë rejtepërdrejtë dhe jo drejtëpërdrejtë shkaqet struktore të dhunës. Termi Zhvillimi dhe Edukimi Fëmijërisë së Hershme i referohet zhvillimit, kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të vegjël – dhe përfshin fëmijën dhe kontekstin në të cilën fëmija rritet dhe jeton – rritja, ushqyerja, komunikimi, loja, shëndeti, siguria, kujdesi,socializimi, pjesëmarrja dhe të mësuarit formal dhe jo formal.
Çfare nënkuptojmë më “fëmijë të vegjël” në këtë program? Fëmijët nga 0 deri 8 vjeç.

Rezultatet e arritura gjatë fazës parë: 15 Organizata të Shoqërisë Civile, dhe 10 Institucione arsimore që punojnë me fëmijët e vegjël janë përfshirë në secilën prej Grupeve të Punës të ngritura në nivel local mbi Monitorimin, Hulumtimin e Orientuar nga Praktika dhe Manuali me aktivitete mbi Diversitetin. Përmes trainimeve për ngritjen e kapaciteteve, 12 anëtarë kanë punuar në hartimin e instrumenteve mbi monitorimin, 15 anëtarë të Grupit të Punës mbi Advokacinë dhe 10 profesionistë të arsimit parashkollor janë trainuar mbi Manualin Rajonal me Aktivitetet mbi Diversitetin
Grupet e Punës në nivel kombëtar dhe Rrjeti Rajonal PRECEDE janë të lidhur me Rrjetin Ndërkombëtar për Fëmijët që jetojnë në Vendet në Konflikt ose Post-Konflikt përmes shkëmbimit të instrumenteve dhe mjeteve për t’u zbatuar në secilin prej konteksteve sipas çdo komponenti. Kështu, Manuali Ndërkombëtar është pilotuar në fazën e parë të PRECEDE.
3 organizata të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në trainimin organizuar në nivel rajonal mbi procedurat dhe kriteret e marrjes së Certifikatës ISO si dhe organizata të tjera do të përfshihen në procesin e trainimeve që do të zhvillohen në nivel kombëtar gjatë fazës së dytë të projektit PRECEDE