Stafi

Stafi

Ingrid Jones

Ingrid Jones, Drejtore Ekzekutive me origjinë nga Britania e Madhe ka punuar për Partnerë për Fëmijët dhe paraardhësen e saj që prej vitit 2004. Ajo së bashku me dy kolege të saj, themeluan organizatën Partnerë për Fëmijët. Zj. Jones ka një Master në Menaxhim Zhvillimi dhe është një punonjëse sociale e kualifikuar e cila ka 15 vjet që punon në fushën humanitare si dhe në reformat e mirëqënies sociale në Europën Lindore, Azinë Qëndrore, Sudanin Jugor dhe në Shtetet e Pavaruara të Komonuelthit. Zj Jones e sheh rolin e Partnerë për Fëmijët si një organizatë e cila punon për mirëqënien e përgjithshme të fëmijëve dhe të rinjve dhe e cila përpiqet që të përmirësojë shërbimet dhe politikat që ndikojnë në jetët e tyre duke punuar dhe duke ndërtuar kapacitetet e partnerëve dhe palëve të interesuara; duke dëgjuar dëshirat e fëmijëve dhe promovuar të drejtat e çdo fëmije në vend. Përveç menaxhimit të Partnerë për Fëmijët, Zj. Jones është gjithashtu një hulumtuese dhe vlerësuese me përvojë si dhe autore e disa botimeve, manualeve dhe Protokollit të Punës për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri në vitin 2010.

Alda Kondakciu

Alda Kondakciu, diplomuar në vitin 2008 në degën e Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës. Që nga viti 2008, gjatë përvojës gjashtë vjecare pranë organizatës Partnerë për Fëmijët ka ndërmarrë koordinim dhe menaxhim projektesh me fokus arsimin, braktisjen e shkollës, gjithëpërfshirjen; aftësinë e kufizuar; punë të drejtëpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve dhe koordinim të profesionistëve dhe aktorëve kyc si dhe me komunitetet lokale, zhvillimi i materialeve informuese dhe promovuese, lehtësim dhe zhvillim trainimesh si dhe përvojë në ndërmarrjen e studimeve përmes zhvillimit të fokus grupeve dhe intervistave dhe shkrim të raporteve studimore dhe për donatorë.

Ermira Kurti

Ermira është e diplomuar në degwn punë sociale dhe zotëron gjithashtu diplomë Master në Administrim Publik nw Universitetin e Tiranws. Ajo e përkufizon veten si një grua që punon për të qënë agjente e ndryshimit social si dhe ndihet krenare duke punuar me dhe për fëmijët dhe të rinjtë. Për 13 vitet e fundit ajo ka punuar me fëmijët, të rinjtë, prindërit, mësuesit, edukatorët dhe përfaqësuesit të autoriteteve lokale, duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e saj në zhvillimin e shoqërisw për të përmirësuar jetën e fëmijëve në Shqipëri. Njëkohësisht, ajo beson se është rritur profesionalisht falë edhe të mësuarit nga idetë dhe eksperiencat e njerëzve me të cilët ajo punon dhe sidomos nga fëmijët dhe të rinjtë. Motoja e saj në jetë është “Ne, si individë jemi vazhdimisht në një proces mësimi dhe zhvillimi”. Prandaj, ajo pranon që ndër vite ka përfituar shumë njohuri dhe ekspertize, por ka edhe shumë për të mësuar.

Gjatë viteve, Ermira ka ndihmuar në menaxhimin, zhvillimin, mbikëqyrjen, dhe zgjerimin e Programit të Fëmijërisë së Hershme në verilindje të Shqipërisë dhe ka hartuar dhe ofruar trajnime të zhvillimit profesional për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për edukatorët, veçanërisht me fokus përdorimin metodologjive me qëndër fëmijën. Roli i tanishëm i Ermirës së Partnerë Për Fëmijët përfshin menaxhimin e projekteve dhe hartimin dhe zhvillimin e moduleve të trajnimit në mënyrë specifike duke u fokusuar në: të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe çështjet gjinore. Përveç kësaj, Ermira ka aftësi dhe ekspertizë në hartimin dhe zhvillimin e broshurave informative, udhëzimeve, doracakëve për një gamë të gjërë të palëve të interesuara. Ermira zotëron edhe çerifikatën “Global Master Trainer” mbi Edukimin Financiar dhe Shoqëror të Fëmijëve dhe në këtë rol ajo ka ofruar trajnime për mësuesit dhe edukatorët në Shqipëri dhe në Evropë.

Gonxhe Kandri

Gonxhe Kandri, Menaxhere Projekti ka punuar për Partnerë për Fëmijët që nga viti 2009. Zj. Kandri ka studjuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar me titullin Punonjëse Sociale. Në punën e saj me Partnerë për Fëmijët ajo ka koordinuar projekte të ndryshmem, ka zhvilluar dhe kryer trajnime rreth përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara, të drejtat e fëmijëve dhe aksesin ndaj shërbimeve, ngritje kapacitetesh për bordet e shkollave, mësuesit, psikologët si dhe ka hartuar raporte. Përveç kësaj Zj Kandri ka kryer Hulumtime, Monitorim si dhe Vlerësim në lidhje me Shërbimet që ofrohen për Fëmijërinë e Hershme si dhe Shërbimet Arsimore dhe Shëndetësore. Zj. Kandri është Regional Master Trainer mbi Edukimin Financiar dhe Shoqëror të Fëmijëve.

Ermonela Myrtezani

Zj. Ermonela Myrtezani ka 15 vite experience pune në sektorin jofitimprurës. Që nga viti 2006 ajo punon si Manaxhere finance tek Partnerë për Fëmijët ku ka zgjeruar dhe ekspertizen e saj në lidhje me strategjitë organizative, qeverisjen dhe manaxhimin. Zj. Myrtezani ka kompetenca të plota në hartimin dhe implementimin e buxheteve dhe raportimin financiar tek donatorët nacionalë dhe ndërkombetarë, si dhe tek autoritetet shteterore.

Zj. Myrtezani është dipllomuar në Ekonomi Biznes dhe Master në Administrim Biznesi. Motoja e saj është: Cdo njeri duhet të bëjë të pamundurën për të përmirësuar jetën e fëmijëve.